Lajmet e fundit

Sipas njoftimit të gjykatës në Facebook, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës duke caktuar paraburgim njëmujor ndaj të pandehurve me inicialet F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M. dhe G.Q.
Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e nevojshme, pasi ekziston rreziku që të dyshuarit, nëse lihen në liri, të arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale ose të pengojnë zhvillimin e procedurës.
“Gjykata gjithashtu konsideron se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit lirshëm të vazhdojnë komunikimet e tyre dhe bashkëpunimin për të vazhduar kryerjen e veprave penale apo veprave të reja penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv