Një gjykatë ne Los Angeles ka hedhur poshtë padinë e një valltari i cili akuzonte mbretin e popit, tashmë të ndjerë, se e kishte abuzuar seksualisht kur ai ishte i mitur.
Spekulimet dhe akuzat e Wade Robson ishin shpalosur hollësisht në dokumentarin e profilit të lartë ''Leaving Neverland'', të realizuar nga kanali HBO, njofton Klan Kosova.
Qëllimi i palës paditëse që të përfitonin financiarisht nga pasuria e trashëguar e yllit të popit, u ndalua nga gjykatësi Mark A. Young me arsyetimin se familja dhe udhëheqësit e pasurisë së këngëtarit të ndjerë, nuk ishin përgjegjës financiarisht ndaj Robsonit sepse korporatat nuk kishin asnjë detyrë ligjore ose aftësi për t’i kontrolluar veprimet e Michael Jackson.
Vince Finaldi, avokati i Robsonit në një deklaratë për media tha se vendimi i gjykatës kishte të meta fatale, dhe nëse është e nevojshme do të apelohet në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë. Familja Jackson vazhdon ta ketë një betejë të veçantë gjyqësore me kanalin HBO, për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumentarit “Finding Neverland”.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.