Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Dervish Hasin.
E seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, raporton euroneës.al, transmeton Klankosova.tv.
Mjeku akuzohet nga prokuroria për trafikim të të miturve dhe pornografi. Fillimisht ai u akuzua për veprën penale të prostitucionit.
Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës të enjten, si abuzues i një vajze të mitur.
Kanë qenë familjarët e 16-vjeçares të cilët kanë bërë denoncimin në polici, edhe pse ishin prej kohësh për marrëdhënien e vajzës së tyre me 42-vjeçarin.
E mitura nuk bashkëjetonte me mjekun, por shkonte shpesh në banesën e tij, ku familjarët e këtij të fundit ishin në dijeni për lidhjen e pazakontë dhe poligaminë.
Ndërsa Hasi, një mjek dhe besimtar, bashkëjetonte me tri gra në kryeqytet.
Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme një jetë poligame dhe e prezantonte të miturën si gruan e tij të katërt.
42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.