Lajmet e fundit

Gjykata e lartë e OKB-së ka urdhëruar Izraelin që të mundësojë rrjedhjen e papenguar të ndihmave në Gaza për të shmangur zinë e bukës.
Në një vendim unanim, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se Izraeli duhet të veprojë "pa vonesë" për të lejuar "sigurimin... e shërbimeve bazë të nevojshme urgjentisht dhe ndihmës humanitare".
Kjo pason paralajmërimet se uria mund të godasë Gazën brenda javësh.
Izraeli i ka quajtur "krejtësisht të pabaza" akuzat se po bllokon ndihmën.
Duke dhënë përgjigjen e saj ndaj urdhrit të gjykatës, ministria e jashtme izraelite tha se po vazhdonte "të promovonte iniciativa të reja dhe të zgjeronte ato ekzistuese" për të lejuar një rrjedhë të vazhdueshme ndihme në Gaza "nga toka, ajri dhe deti", duke punuar me OKB-në dhe të tjerët. /CNN