Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë të enjte rekursin e presidentit të PL-së, Ilir Meta i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Meta prishjen e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të GJKKO. Relatore e rekursit është zgjedhur Albana Boksi, ndërsa anëtarët janë Sokol Binaj dhe Medi Bici.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Sipas akuzave dyshohet se ata kanë favorizuar kompani private si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin.
Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.