Gjykata e Lartë ka lënë në qeli ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, duke mos pranuar rekursin e tij kundër Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Ish-presidenti, që qëndron në qeli prej një viti, i kërkoi Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Dosja ndaj Metës dhe të bashkëpandehurve të tjerë, ku ish-presidenti akuzohet për "korrupsion", "shpërdorim të detyrës" dhe "fshehje e mosdeklarim të pasurisë", ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.