Burrit të cilit akuzohet se vrau gruan e tij gjyqtare, i është vërtetuar dënimi me burgim të përjetshëm.
Kështu vendosi Gjykata e Lartë në Shqipëri, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në Gjykatën e Lartë, Fildez Kasemi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallë më e ulët.
Nëse atij do t’i pranohej kërkesa për gjykim të shkurtuar, do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm.
Gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në shkallët më të ulëta, Kasemi ka mbajtur qëndrim pohues për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se ish-bashkëshortja i kishte kthyer fëmijët kundër dhe se nuk ishte mirënjohës për investimet e bëra karshi saj.
Vrasja e gruas dy vjet pas divorcit nga i shoqi u parapri nga konflikte të mëparshme mes të dyve, si ai i vitit 2015, ku Kasemi kërcënoi gjyqtaren me armë në një ambient publik në Golem.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.