Lajmet e fundit

Futbollisti i Bregut të Fildishtë, Serge Aurier që luan për Paris Saint-Germain është dënuar me dy muaj burgim, pasi kishte rrahur një polic.
Ai po ashtu është gjobitur edhe me 600 euro për shkaktimin e incidentit në Paris në një klub nate në muajin maj.
Ai është dënuar me kusht, që i bie se mund të luajë në ndeshjen e së mërkures në Champions League.
23 vjeçari ishte i suspenduar në fillim të vitit për shkak të komenteve që kishte bërë për trajnerin Laurent Blanc./Klan Kosova/