Më pesë maj të këtij viti, zyrtarisht fillon punë Gjykata Administrative në Prishtinë.
Kjo gjykatë e cila pritet të sistemohet në objektin A të Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, do të ketë katër departamente, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti.
Departamenti i Përgjithshëm, për Skemat Sociale dhe Pensionale të Financuara nga Shteti, departamenti Fiskal dhe ai për Konteste të Punës.
Në këtë gjykatë, më 5 maj do të fillojnë punën 17 gjyqtarë, ndërsa pesë të tjerë më 1 korrik.
Pa u zgjidhur, në këtë gjykatë ka mbetur kryetari i saj.
Për shkak të mungesës së kuorumit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për tre herë radhazi ka dështuar konkursi.
Kështu, Ushtrues Detyre i Kryetarit të Gjykatës Administrative, deri në zgjedhjen e kryetarit, është gjyqtari Rexhep Gashi, i cili edhe aktualisht punon si gjyqtar në departamentin Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
5 maji, si datë, ishte caktuar në mbledhjen e 363 të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj kishte deklaruar se “kjo datë është brenda afateve ligjore”. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.