"Gjurmë të Qamilit të Vogël në muzikë", është monografia dhe albumi muzikor, me 16 krijime autoriale të tij, me autor Krenar Doli dhe Bestar Vula, që do të promovohet sonte në Prishtinë.
Me anë të këtij aktiviteti paraqitet krijimtaria artistike e Qamilit të Vogël në muzikë dhe kujtimet me disa prej melodive magjike të krijuara nga Qamil Muhaxhiri, një prej figurave më të veçanta të muzikës popullore, transmeton Klankosova.tv.
Për monografinë do të flasin Prof.asoc.dr. Bekim Ramadani dhe Prof.asoc.dr. Albin Sadiku.
Me pika artistike do të paraqiten: Jahja Shehu dhe grupi muzikor "Rilindja" nga Gjakova.
Ngjarja mbahet më 24 shkurt 2025, në Menza Ramiz Sadiku, nga ora 19:00.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.