04.03.2019 · përditësuar para 2689 dite1 min lexim
Shpesh herë mendohet se mungesa e gjumit gjatë ditëve të punës mund të kompensohet gjatë vikendeve, mirëpo një studim i ri nuk e mbështetë këtë ide.
Studimi i kryer nga The Centers for Disease Control and Prevention (CDC), ka gjetur se gjumi i fundjavës nuk e zëvendëson gjumin e humbur gjatë pesë ditëve të punës, shkruan Medicalnewstoday, transmeton Klan Kosova.
"Mesazhi kryesor i këtij studimi është se fjetja e gjatë në vikend nuk e rimëkëmbë imunitetin dhe metabolizmin e dëmtuar nga pagjumësia", ka thënë Kenneth Wright, i cili është studiues në Universitetin e Kolorados.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.