Lajmet e fundit

Çdo herë fotografitë nga e kaluara ose edhe dokumentet na ngjallin nostalgji dhe interesim.
Aq më tepër kur shohim një dokument të shumë dekadave më parë, njofton Klan Kosova.
Një anëtar nga familja Devolli, së fundmi në llogarinë e tij në Facebook e ka postuar një fotografi të lejes së punës në kohën kur Kosova administrohej nga Italia, në vitin 1941.
Leja e punës atë botë i ishte lëshuar Shyqyri Devollit, të cilit i’u ishte dhënë leja që të ushtronte profesionin e “Manifaktur dhe Sjana Ushqimore”.
Në këtë dokument në ballinë është e shkruar “Lejtore”, dhe i gjithi është i shkruar në gjuhën gegë, që atë kohë ishte zyrtar.
Këtë lejtore për Shyqyri Devollin e kishe nënshkruar kryetari i Bashkisë së Pejës, Sefedin Begolli.
Begolli është babai i aktorit të mirënjohur Faruk Begollit, kurse Devolli është babai i biznesmenit të shquar, Ibrahim Devolli, që është themelues i kompanisë “Devolli Company”.
