Në Pejë, Biblioteka “Azem Shkreli” ka organizuar aktivitetin “Gjuha ime - kujtesa ime” me rastin e Ditës së Gjuhës Amtare.
Drejtoresha e bibliotekës, Shengyle Kelmendi, ka folur për aktivitetin në një intervistë me korrespondentin e Klan Kosova, Valdrin Daci.
“Një datë që na kujton se gjuha është identitet, histori dhe themeli kryesor i kulturës sonë. Aktiviteti përcjell thirrjen për të ruajtur dhe trashëguar gjuhën shqipe si identitet kulturor dhe trashëgimi shpirtërore,” tha ajo në emisionin "Ora 7". /Klankosova.tv
https://youtu.be/CguUM2yVDtM
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.