Lajmet e fundit

Ndërsa Putini po i afrohej Trumpit në tapetin e kuq, presidenti amerikan i dha disa duartrokitje për ta mirëpritur atë në tokën amerikane për herë të parë pas 10 vitesh.
Më vonë, teksa po uleshin për takimin, si Trumpi ashtu edhe Putini shfaqën disa buzëqeshje, megjithëse Trump mbeti kryesisht me fytyrë të ngrirë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.Presidenti rus njihet për mënyrën se si e përcjell gjendjen e tij përmes qëndrimit trupor. Ish-presidentë amerikanë kanë komentuar mbi zakonin e tij për t’u mbështetur pas në karrige ndërsa ata flasin, si shenjë mosinteresimi.
Por, mbështetja në karrige nuk ishe gjë të cilën Putini e bëri në Alaskë. Përkundrazi, ai ishte i përkulur përpara në karrige, me duar të bashkuara teksa takimi fillonte dhe me gazetarë që bënin pyetje të cilat s’e morën asnjë përgjigje.