Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator, pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në raportin 24-orësh thuhet se nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit Zoraki me një karikator dhe pesë gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.