Përderisa përfaqësuesja e Shqipërisë për Eurosong 2021, Anxhela Peristeri arriti që me performancën e saj të radhitet në finalen e madhe, nga ana tjetër edhe Zvicra po përfaqësohet nga një shqiptar i cili ka tërhequr vëmendje të madhe me këngën dhe prezantimin i tij.
Gjon Muharremaj, emri artistik i të cilit është Gjonis’tears, është djaloshi 22 vjeçar me prejardhje shqiptare me prindër nga Kosova dhe Shqipëria të cilët jetojnë në Zvicër dhe që njëherësh e përfaqëson të njëjtin shtet në Eurovisionin e këtij viti, me këngën ‘Tout l’Univers’.
Fuqia e interpretimit dhe zëri shumë melodik i tij në këtë numër të Eurosongut ka ngritur në këmbë publikun, teksa nuk është anashkaluar mbështetja për të edhe nëpër rrjetet sociale, shkruan Klan Kosova.
Të fascinuar me perfomancën e tij kanë qenë edhe artistët shqiptarë siç është Aurela Gaçe e cila në profilin zyrtar të saj në Facebook ka postuar videon e këngëtarit duke ia bashkëngjitur edhe një status në të cilin thuhej se edhe ajo do ta votonte këngëtarin.
”Atëherë, unë nga Shqipëria mund ta votoj një shtet tjetër dhe votoj shqiptar që jeton në Zvicër. Talent, talent, talent @gjons.tears, Nr. 16”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, nata e madhe filane e Eurovisionit do të mbahet sonte ku listës përveç Shqipërisë dhe Zvicrës, i shtohen edhe vendi pritës Hollanda dhe pesë shtetet e mëdha: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
https://www.youtube.com/watch?v=M_5mo8st8Mc
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.