Novak Gjokoviq ka anuluar seancën e tij të stërvitjes në “Australian Open” të hënën.
Fituesi pesë herë i Australian Open, i cili pati një problem me një lëndim në turneun ndërkombëtar të Adelaide në fillim të janarit, tani ka hequr dorë nga ushtrimet për të dytën ditë radhazi.
Gjokoviq, 35 vjeç, do të luajë në raundin e parë kundër Roberto Carballes Baena, të martën në mëngjes, transmeton Klankosova.tv.
Organizatorët e turneut zbuluan të hënën në mëngjes se seanca e stërvitore e Gjokoviq, e cila do të fillonte në orën 19:00 me orën lokale ishte hequr nga programi zyrtar.
Lajmi vjen pasi Nick Kyrgios u tërhoq nga turneu më herët të hënën për shkak të një dëmtimi në gju.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.