Serbi nga Kosova, Novak Gjokoviq, ka arritur ta mposhtë në gjysmëfinale tenistin Cameron Norrie në Wimbledon 2022.
Gjokoviq arriti ta mposhtë Norrien me rezultat 2-6, 6-3, 6-2 dhe 6-4 për të arritur në finalen e madhe.
Ai atje do të ketë punë me Nick Kyrgios, i cili u kualifikua në finale, pasi Rafael Nadal u tërhoq nga gara pas një dëmtimi në stomak.
Serbi nga Zveçani nuk ka humbur asnjë ndeshje në Wimbledon që nga viti 2017 dhe ka fituar tre titujt e fundit në SW19.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.