Herën tjetër kur të ndaleni nga policia për tejkalim shpejtësi, reflektoni për një moment në atë që i pati ndodhur taksistit Jacob German.
Në vitin 1899, German ishte vozitës taksie - me të cilën punë siguronte jetesën, ndërsa voziste një makinë të krijuar nga Electric Vehicle Co.
Ai është edhe personi i parë që është dënuar për tejkalim shpejtësie, pasi një polic biçiklist e kishte parë tëksinë e tij të shpejtojë përmes Lexington Avenue, dhe e kishte ndalur për këtë gjë.
German po voziste me 19 km/h, duke tejkaluar limitin që ishte 12 km/h.
Në raportin e bërë nga polici shkruhej: "Makina fluturonte me një shpejtësi të habitshme prej 19 km/orë!”
Dënimi i shqiptuar ndaj German pretendohet të jetë i pari ndonjëherë, si edhe pagesa e dënimit që thuhet të jetë bërë po ashtu.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.