Lajmet e fundit

Seanca dëgjimore e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për “politikat dhe praktikat e Izraelit në territorin e pushtuar palestinez” ka rifilluar.
Në seancën e parë, ministri i jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riyad al-Maliki kërkoi përfundimin e menjëhershëm të pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli.
Al-Maliki akuzoi Izraelin se i nënshtron palestinezët për dekada diskriminimi dhe aparteidi, duke argumentuar se atyre u ishte lënë zgjedhja e "zhvendosjes, nënshtrimit ose vdekjes".
“E vetmja zgjidhje në përputhje me ligjin ndërkombëtar është që ky pushtim i paligjshëm të marrë një fund të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe total,” tha ai.
“Gjenocidi që po ndodh në Gaza është rezultat i dekadave të mosndëshkimit dhe mosveprimit. Përfundimi i pandëshkueshmërisë së Izraelit është një imperativ moral, politik dhe ligjor”, shtoi al-Maliki, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.