Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që SPAK të nisë hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit.
GJKKO rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Durrësit që kërkonte pushimin e procedimit penal të nisur në vitin 2017 për Roshin lidhur me një kallëzim të bërë nga KLSH në vitin 2015 për shpërdorim detyre, raporton tvklan, transmeton Klankosova.tv.
Gjytarja e GJKKO, Rudina Palloj, e konsideroi në pavlefshmëri absolute kërkesën e Prokurorisë Durrës dhe vendosi që dosjen t’ja kalojë SPAK-ut për hetim.
KLSH e kallëzoi ish-kryebashkiakuan e Kavajës dhe 10 zyrtarë të tjerë në atë kohë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera në lidhje me disa investime publike, duke i shkaktuar dëm shtetit në vlerën 220 mijë Euro.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.