02.05.2019 · përditësuar para 2627 dite1 min lexim
Pak orë pas përfundimit të mbrëmjes së Çmimeve të Billboard në Las Vegas, ka ndodhur diçka e papritur në botën e yjeve.
Aktorja Sophie Turner, e njohur në serialin ikonik të Game of Thrones si Sansa Stark, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj Joe Jonas, njofton Klan Kosova.
Sophie Turner dhe Joe Jonas, kurorëzuan dashurinë e tyre befasishëm në një kishëz të vogël.
Martesa e tyre ndodhi kaq shpejt mbrëmjen e vonë të së mërkurës dhe fotografitë me tu publikuar në mediat sociale morën dhenë gjithandëj botës.
Shpenzimet totale të ceremonisë së dasmës së tyre arrijnë koston e vetëm 600 dollarëve, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.