Lajmet e fundit
Kombëtarja argjentinase shpreson në një performancë brilante të dhjetës më të mirë në botë, Lionel Messi, për të fituar trofeun e Copa America.

Argjentina është duke kërkuar një performancë brilante nga Lionel Messi që t’i jap fund agjërimit 22 vjeçar në Copa America. Janë shumë vite pa ngritur këtë trofe ndaj kërkohet me ngulm.
“Pleshti” ka arritur në tri finale me kombëtaren, përfshirë Kupën e Botës për U-20, Lojërat Olimpike, Copa America dhe Kupën e Botës, nga të cilat siguroi dy trofe.
“Shpresoj t’i kem ruajtur golat për finale”, tha Messi pas turpërimit që Argjentina i bëri Paraguajit, që ishte lojtari i ndeshjes megjithëse nuk shënoi gol.
Sfida ndaj Kilit është ndryshe nga ajo në Maracana, ku ‘albicelestët’ u mposhtën tetë vite më parë nga Brazili.
Kësaj radhe, Messi siguroi finalen e pestë pas performancash të shkëlqyera dhe nuk e ka ndërmend ta lëshojë t’i ikë nga dora.