Në Gjykatën Themelore në Prizren, pritet të mbërrijnë të dyshuarit për manipulim të votave gjatë numërimit të tyre.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, gjendet në vend të ngjarjes, ku ka treguar se përgatitjet janë bërë për të pritur nisjen e seancave, të paralajmëruara për në orën 14:00.
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar pak më parë se seancat dëgjimore do të mbahen për caktimin e masës së sigurisë, për rastin në të cilin me datë 23.01.2026, janë ndaluar 109 persona lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.
GjTh tha se seancat dëgjimore janë caktuar me qëllim të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit, “por ende nuk ka përfunduar procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore Prizren për caktimin e masës së sigurisë, pra ende nuk është përfundimtare numri i kërkesa të pranuar dhe për numrin e personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë”. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.