09.02.2020 · përditësuar para 2338 dite1 min lexim
Disa nga yjet më të mëdhenj të botës së filmit do të ecin sonte në tapetin e kuq që shpien për në sallën e madhe ku pritet të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Oscars 2020’, në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara.
Filmi ‘Joker’ e kryeson këtë garë me 11 nominime, i pasuar nga ‘The Irishman’ dhe ‘Once Upon a Time in Hollywood’ me nga 10 nominome secila, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Aktorët të cilët me shumë gjasë mund të shpërblehen me çmim për aktrim janë: Brad Pitt, Renee Zellweger, Joaquin Phoenix dhe Laura Dern.Sqarim: Yjet do të fillojnë të arrijnë në tapetin e kuq nga ora 23:00 [koha lokale]; ndërsa ceremonia pritet të fillojë pas mesnatës [e hënë, 02:00].
Për t’u informuar më shumë rreth listës së nominuarve për ‘Oscar 2020’, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/kjo-eshte-lista-e-te-nominuarve-per-oscar-20201/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.