Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, ka bërë të gjitha përgatitjet për festivalin e këngës popullore “Kosovarja këndon” që do të mbahet të hënën me 28 nëntor në Ditën e Flamurit shqiptar.
Sipas drejtorit të kësaj drejtorie Naim Feratit, në këtë festival do të marrin pjesë 14 pjesëmarrëse, ndërsa mysafirë special të estradës do të jenë nga qyteti i Shkodrës dhe Tiranës, shkruan ferizajpress.com
Festivali do të mbahet për 44-tën herë me radhe dhe kësaj here do të mbahet në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, duke filluar nga ora 17:00.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.