Lajmet e fundit

I dërguari i presidentit rus, Kirill Dmitriev, ka dhënë reagimin e tij të parë për bisedimet mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Ai e përshkroi takimin si jashtëzakonisht të suksesshëm.
Në një deklaratë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, Interfax, Dmitriev theksoi progresin e rëndësishëm në negociatat ruso-amerikane.
"Është e mrekullueshme, gjithçka është e mrekullueshme", tha ai për gazetarët.
Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur pothuajse tre orë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.