Tre blegtorë janë vënë nën hetim nga policia e Gjirokastrës për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, pasi këtë të premte penguan lëvizjen e automjeteve për shkak të protestës që kishin organizuar.
Blegtorët po procedohen në gjendje të lirë, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, rreth 100 blegtorë të Jugut të premten protestuan duke kundërshtuar uljen e çmimit të qumështit ndërsa kërkuan më shumë mbështetje nga qeveria.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.