Lajmet e fundit

“Patëm kënaqësinë të mirëpresim në zyrat e Aleancës Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamara Ziv. Zhvilluam një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të raporteve tona bilaterale”, ka shkruar Gjini transmeton Klankosova.tvAi ka vlerësuar se marrëdhëniet me Izraelin kanë rëndësi të veçantë për Kosovën, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të forcimit të këtij partneriteti.
“Marrëdhëniet me shtetin e Izraelit janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne. Jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përkushtuar për të thelluar këtë partneritet në fusha me interes të përbashkët”, ka deklaruar kryetari i AAK-së.Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 2021, ndërsa që atëherë të dyja vendet kanë shprehur interes për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, sigurinë, teknologjinë dhe arsimin.