Lajmet e fundit

Ai ka bërë të ditur se si kandidat për ta drejtuar Aleancën është propozuar Ardian Gjini, për të cilin tha se do ta mbështesë.
Duke folur mbrëmë në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova, Haradinaj dha edhe disa këshilla për Gjinin në rast se zgjidhet në krye të partisë.
“Unë mendoj se ai duhet me mësu prej gabimeve të mia, mos me i ba edhe ai. E kam një listë të gabimeve, s’guxoj krejt me i thanë”, tha ai me të qeshur.
Haradinaj theksoi se kreu i ri duhet të identifikojë njerëz të zotë dhe me vlera që pranohen nga qytetarët dhe votuesit, duke shtuar se partia duhet të hapet ndaj një brezi tjetër, pa e fyer trashëgiminë e atyre që kanë kontribuar ndër vite në Aleancë.
“Duhet me kriju edhe vlerën e shtuar, me qenë ma me guxim se unë, ma me energji se unë”, deklaroi Haradinaj./Klankosova.tv
https://youtu.be/CApc4WG5v2o