Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini, ka thënë se Qeveria me Ligjin e ri të pagave i ka sakatosur motivet e të rinjve për t'u punësuar në Administratën Publike.
"Ne sot e kemi problem ta gjejmë një inxhinier. Nuk na vijnë për pagën që e kanë, nuk na vijnë", tha Gjini.
"Juristat e mirë, ekonomistat e mirë punojnë në Devolli Corporation, i marrin nga 3 mijë apo 4 mijë euro, e tek unë i marrin 400", tha ai.
Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, tha se të rinjtë duhet të motivohen me paga dhe benefiteve normale për të punuar në Administratën Publike.
"Të mirët duhet të hyjnë në Administratën Publike. Jo të gjithë, se edhe ashtu edhe po të dëshirojmë s'ka vend për të gjithë", shtoi numri një i Gjakovës./ Klankosova.tv
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
https://www.youtube.com/watch?v=NqFG5IZfxcg
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.