Kreu i Aleancës, Ardian Gjini dhe deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Daut Haradinaj janë tërhequr nga mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka njoftuar kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi gjatë mbledhjes së KQZ-së, ku dhe u certifikuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, transmeton Klankosova.tv.
Siç bëri të ditur Radoniqi, vendi i Gjinit do të zëvendësohet me Bekë Berishën, ndërsa karrigen e Haradinajt do ta zë Burim Ramadani.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.