Lajmet e fundit

Në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel, donacion ky i bërë i mundshëm prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares.
Ky donacion u dhurua në kuadër të bashkëpunimit në mes të Fondacionit "Aksioni për Nëna dhe Fëmijë", organizatës ndërkombëtare Americares, si dhe QKUK-së.
Levonorgestrel është pajisje që shërben për planifikim familjar, e cila është e përshtatshme për të gjitha gratë, duke përfshirë edhe gratë që janë në gjidhënie.
“Donacionet e tilla të vazhdueshme janë një vërtetim se bashkëpunimi I suksesshëm në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore është I mundshëm dhe sjell edhe përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve serioz ndërkombëtar,” ka theksuar AlbionaBeselica- Beha, koordinatore e projektit në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë", transmeton Klan Kosova.