Lajmet e fundit

Gjilani ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me 8 futbollistë.
Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari, janë futbollistët e larguar nga klubi gjilanas, transmeton Klankosova.tv.
“Klubi falenderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën 'kuqebardh', duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive”, thuhet në njoftimin e tyre.
Derisa Përparim Islami, Mevlan Zeka, Baton Zabërgja, Besart Krivanjeva janë lojtarët që janë transferuar deri më tani te Gjilani.
Teksa si trajner kanë nënshkruar me Zekirija Ramadanin, i cili është shpallur kampion me tri skuadra të ndryshme në Kosovë.