Lajmet e fundit

Gjilani ka triumfuar ndaj Llapit, me rezultat 3-2, në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Kosovës.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Blerim Krasniqin, në minutën e 1’, derisa gola të tjerë nuk kishte gjatë pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Llapi arriti ta barazojë rezultatin me Bianor, në minutën e 79-të. Derisa Gjilani u kthye prapë në lojë me Blerim Krasniqin, i cili shënoi golin e dytë në ndeshje, në minutën e 82-të.
Llapi arriti ta barazojë rezultatin për herë të dytë në ndeshje me Bianor, mirëpo Gjilani kaloi prapë në epërsi me Krasniqin, i cili kompletoi het-trickun. Gjilani shënoi edhe njëherë në kohën shtesë me Kelmendin, për të vulosur fitoren.
Gjilani pas fitores mbetet në vendin e dytë me 62 pikë, pas 34 ndeshjeve, derisa Llapi në pozitën e 4-të me 54 pikë. /Klankosova.tv/