Gjilani dhe Ballkani, do të jetë ndeshja e cila do ta mbyll javën e parë të Superligës.
Përballja pritet të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, me fillim nga ora 16:00, ku nënkampioni i Kosovës synon fitore pas ‘kiksit’ të bërë nga kampionia Drita ditën e djeshme kundër Ferizajt.
Ky duel do të transmetohet ekskluzivisht në kanalin Sport 1, të platformës gjigante Artmotion, nën komentimin e Lirim Pecit.
Derisa të dielen u zhvilluan katër ballafaqime:
Dukagjini - Prishtina 2:3;
Malisheva - Prishtina e Re 0:4;
Drenica - Llapi 0:0;
Ferizaj - Drita 1:0.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.