Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit të Kosovës Ballkanit, në ndeshjen që nis me fillim nga ora 16:30, e cila mbyll edhe javën e parë të Superligës.
Kjo ndeshje do të transmetohet ekskluzivisht në Artmotion, në kanalin Sport 1, nën komentimin e Lirim Pecit.
Edicioni i ri nisi ditën e djeshme ku pati katër ndeshje në program e ku pati edhe rezultate befasuese, njofton Klankosova.tv.
Tek ky duel, pritet një luftë e ashpër mes dy skuadrave në kërkim të tri pikëve të para të sezonit.
Vendasit, kanë përforcuar ekipin me disa prurje të reja, do të synojë tri pikët para tifozëve vendas, ndërsa Ballkani po ashtu do të ketë për objektiv vetëm fitoren, pas garave ndërkombëtare që i zhvilloi.
Të dy trajnerët Ardian Nuhiu dhe Orges Shehi kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Gjilani: Laroshi, Thaqi, Krivanjeva, Adili, Ibrahimi, Boshnjaku, Bilalli, Rrahmani, Prapashtica, Basa, Aganspahiq.
Ballkani: Iljazi, Smajli, Jashanica, Batarelo, Letaj, Deliu, Giovanni, Diene, Tolaj, Kryeziu, Serebe.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.