Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të mërkurën në lagjen “Arbëria” në Gjilan.
Bazuar në të dhënat e policisë, dyshohet se person/a të panjohur në shtëpinë e viktimës kanë vjedhur një armë zjarri pistoletë me leje përkatëse, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.