Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
"Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre kosovare. Viktimat (nënë e bijë) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.