Një person është arrestuar në Gjilan të mërkurën pasi kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari gjatë ikjes disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë.
Lidhur me rastin, personi i dyshuar është ndaluar nga njësia policore dhe i njëjti është futur nën kontroll.
Zyrtarët policorë dhe dy personat që ishin në veturë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.