Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan.
Një pjesëtare e policisë është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
“Patrulla është nisur menjëherë në atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet e tjera relevante. Për informata të tjera ju informojmë me kohë”, tha Hashani.
Bëhet e ditur se zyrtarja policore në fjalë ishte 46-vjeçare/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.