Policia ia ka ndaluar vozitjen për tre muaj një personit, pasi ishte hasur duke shkelur rregullat e trafikut.
Më konkretisht, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h, ai kishte vozitur 94 km/h.
Rasti ka ndodhur në aksin rrugor Gjilan - Ferizaj, njofton Drejtoria Rajonale e policisë në Gjilan transmeton Klankosova.tv
Po ashtu atij iu shqiptua një gjobë prej 300 eurosh dhe iu hoqën tre pikë nga patentë-shoferi.
"Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë", thuhet në njoftim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.