Lajmet e fundit

Tre persona janë ndaluar për 48 orë.
Ata dyshohen për veprën penale "Trafikim me qenie njerëzore".
Dy shtetasit shqiptarë dhe një nga Kosova kanë rënë në prangat e policisë të dielën në Gjilan.
Kështu thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për Klankosova.tv
Në përgjigje thuhet se është bërë edhe kërkesa e caktimin të masës së paraburgimit për të dyshuarit.
"Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit , dje me datë 30.10.2022, janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona , për shkak të veprës penale Trafikimi me qenie njerëzore dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit" - thuhet në përgjigje njofton Klankosova.tv
https://klankosova.tv/gjilan-arrestohen-tre-persona-per-trafikim-me-qenie-njerezore/