Një 19-vjeçar është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale "Fotografimi apo incizimet tjera të paautorizuara’’.
Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini.
"Me urdhër të prokurorit i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale", tha ajo në një përgjigje për Klankosova.tv
Siç raportohet, i dyshuari veprën e kishte kryer në ditët e para të janarit.
Ai i ka shfrytëzuar fotografitë e viktimës (vajzës 26-vjeçare), në rrjetet sociale Telegram dhe Whatsapp.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.