Lajmet e fundit

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Gjilan, në rrugën "Idriz Seferi".
Persona të maskuar kanë arritur që viktimës t'ia marrin një çantë me një shumë të konsiderueshme të parave.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Osmani tha se dyshohet se grabitësit kanë përdorur sprej.
"Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar "Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan", tha Osmani.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore.
Liridona Xheladini, zëdhënëse e kësaj prokurorie tha për Klankosova.tv se është autorizuar policia që të identifikohen kryerësit e kësaj vepre.
"Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, këtë rast e ka cilësuar si grabitje dhe ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore, në mënyrë që të identifikohen kryerësit e kësaj vepre penale", tha Xheladini.
Klankosova.tv mëson se në këtë rast grabitësit dyshohet se kanë arritur t'i marrin 100 mijë euro/ Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.