Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Gjilan.
Një vajzë e mitur, e moshës 15 vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht.
Lidhur me rastin Klankosova.tv mëson se në prangat e policisë ra një burrë, 58 vjeçar.
I njëjti u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Hetimet po zhvillohen nga Prokuroria e Gjilanit dhe rasti është cilësuar si "Sulm seksual".
Klankosova.tv ka kontaktuar me Prokurorinë për të marrë detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë asnjë përgjigje./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.