Forma e shkëlqyer e Antoine Semenyos në fillim të sezonit ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të fuqishme të Anglisë.
Sulmuesi ganez i Bournemouth-it ka shkëlqyer me 6 gola dhe 3 asistime në 7 ndeshje të para të Premier League, duke u bërë një nga befasitë më të këndshme të kampionatit.
Për 25-vjeçarin janë shfaqur të interesuar Arsenali, Liverpooli, Manchester United dhe Tottenhami.
Liverpool shihet si favorit për transferimin, falë marrëdhënieve të mira me drejtuesit e Bournemouth-it, ndërsa Arsenali e sheh Semenyon si alternativë për repartin ofensiv në verën e ardhshme.
Vlera e lojtarit tashmë ka kaluar 80 milionë funta dhe Bournemouth nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e vet më të spikatur.
Megjithatë, vetë Semenyo ka pranuar se ëndrra e tij është të luajë për një nga klubet më të mëdha angleze — duke e bërë të qartë se një transferim i madh mund të jetë vetëm çështje kohe.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.