Manchester United dhe Chelsea janë vënë pas portierit të Borussia Dortmund, Gregor Kobel.
"Djajtë e Kuq" e shohin zvicëranin si zgjidhje ideale për portën, ndërsa Chelsea po kërkon një portier me cilësi më të larta se Robert Sanchez, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediave britanike dhe gjeemane, Dortmundi nuk pranon ta lëshojë yllin e ekipit për më pak se 55 milionë euro, shifër kjo që mund të vendosë në lëvizje gjigantët nga Premier League.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.