Lajmet e fundit

Manchester United dhe Tottenham Hotspur do të luftojnë për transferimin e supertalentit të Fulhamit, Ryan Sessegnon këtë verë, sipas mediumit ESPN.
Në moshën 17 vjeçare, Sessegnon ka arritur të shpallet lojtari më i mirë i Championship-it, respektivisht ligës së dytë angleze, duke ngjallur interesimin anembanë Evropës për të.
Megjithatë, ai besohet se preferon që të mbetet në Londër – gjë kjo që i ka rritur shpresat e Gjelave për nënshkrimin e tij.
Ndonëse Fulham dëshiron që ta mbajë mbrojtësin e majtë, United shpreson që përmes një oferte të majme, ta sjellë atë në ‘Old Trafford’ gjatë afatit kalimtar të verës.