Një burrë i tmerruar gjeti një bubë të madhe, kacabu, në fund të tasit me ushqim të djalit të tij pasi ai kishte mbaruar së ngrëni në një restorant në Kinë.
Më pas, kur burri i paidentifikuar u përball me stafin e restorantit, në provincën lindore të Jiangsu në Kinë, tasi iu rrëmbye atij.
Pamjet e buburrecit në tas u bënë virale në Douyin, versioni kinez i TikTok, ku njerëzit flisnin për tmerrin e tyre nga mungesa e higjienës.
Burri kishte qenë duke darkuar në restorant me djalin e tij kur ndodhi incidenti, raportoi Baidu, përcjell Klankosova.tv
Stafi u përpoq ta bënte burrin që të mos i tregonte policisë. Raportohet se mes restorantit dhe personit është bërë një marrëveshje ku restorantit do t'i paguhet kompensimi prej 165 juanë kinezë (22 euro).
Autoritetet kineze thanë se asnjë çështje nuk u ngrit nga asnjëra palë dhe se nuk po kryhej asnjë hetim.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.